Kleotos Çeliku humbi jetën një vit më parë duke punuar në një pusetë të ujërave të zeza. Ai u asfiksua nga gazi toksik duke humbur menjëherë jetën.
Një vit më pas kanë reaguar familjarët e tij të cilët thonë se ngjarja po mbahet e fshehtë dhe nuk po tregohet e vërteta.
“Kemi kerkuar disa here mbeshtetje financiare por institucionet kane heshtur”- thone ata, duke apeluar dhe për ndihmë financiare e cila ka rënë në veshin të shurdhët për institucionet.
Familjaret kërkojnë drejtësi për Kleotosin, i cili humbi jetën në krye të detyrës si punonjës i ndermarrjes se ujesjellesit.













