Zjarri përfshiu një automjet në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Në automjet udhëtonin 2 persona të cilët kanë shpëtuar fatmirësisht nga vdekja e mundshme.
Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur përbri serave të fshatit Mashkullore.
Automjeti tip Mercedez-Benz me targa AA346JT po drejtohej nga shtetasi Hekuran Çela nga Tepelena. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse ku po shuajnë flakët e zjarrit. Ndërkohë që po hetohet për shkaqet e këtij zjarri rastësor.












