• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Cfarë po bëjmë ne për zhvillimin e sporteve në Shqipëri? Sporti në harresë

droni by droni
14 July, 2018
in Opinion, Sport
0
Cfarë po bëjmë ne për zhvillimin e sporteve në Shqipëri? Sporti në harresë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

AVNI PONARI

Kohët e fundit është folur më shumë për sportin dhe sportistët, për kampionë dhe kombëtare, për cilësi e veprimtari ndërkombëtare… Në ditë të tilla, kur po na shoqërojnë edhe emocionet e Kampionatit Botëror të Futbollit, adrenalina e sportdashësve është në maksimum, por me të drejtë mendja të shkon edhe te sportet tona, tek aktivitetet ndërkombëtare në futboll, basketboll, volejboll, atletikë, tenis etj, etj…! Dhe pyetja që lind është: Pse ne nuk po bëhemi pjesë e aktiviteteve të mëdha sportive? Përse nuk po ndihemi pjesë e këtyre finaleve europiane, botërore, etj…?!

ponari

Shpërthyen emocionet dhe krenaria e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve nga golat e shqiptarëve të kombëtares së Zvicrës pak ditë më parë kundër Serbisë. Zvicra dhe të tjerë shtete si Zvicra investojnë shuma marramendëse për zhvillimin e sporteve dhe talenteve dhe kanë politika zhvillimi të veçanta për sportet. Zvicra shpenzon 1.3 miliardë franga në vit për zhvillimin e sporteve, nga të cilat 300 milionë alokohen nga buxheti i shtetit dhe më shumë se 1 miliard investohen nga bashkitë dhe sponsorizimet private.

Natyrisht, ne nuk jemi Zvicra, por jemi Shqipëria që kemi të gjithë elementet e kampionit në çdo sport, përveç mbështetjes financiare, që jo rrallë është parësore dhe vendimtare. Por ne çfarë po bëjmë për zhvillimin e sporteve në Shqipëri? Çfarë politikash dhe strategjish kemi? Ku do jetë secili sport në 5 vitet e ardhshme? Ku do jetë niveli sportiv? Çfarë infrastrukture do ketë, kush do e udhëheqë dhe çfarë do i japim publikut shqiptar?

pONARI

Kam shkruar disa herë për këtë temë dhe jam përpjekur të sensibilizoj, duke sjellë argumente dhe duke nxitur organizmat e ndryshme ligjvënëse që të bëjnë diçka, së paku sa gjysma e vendeve fqinje, por asgjë nuk është bërë deri më tani. Natyrisht, edhe unë e ndiej lodhjen dhe nganjëherë them pse po e shkruaj, kujt po ia them dhe pse po e them?

Personalisht, me gjithë modestinë që duhet artikuluar në të tilla raste, e them me bindje që kam dhënë kontributin tim prej vitesh, qoftë në basketboll me mbështetjen financiare të klubeve si Valbona, SIGAL Prishtina apo në ndërtimin e fushave sportive, qoftë në futboll (nëpërmjet sponsorizimit të Kombëtares), në atletikë duke mbështetur financiarisht talente si, Luiza Gega, Izmir Smajli etj., sponsorizimin e aeronautikës (Albania Open) e shumë aktivitete të tjera sportive në tenis dhe basketboll ndër vite, të cilat nuk është vendi për t’i renditur të gjitha. I them këto nëse ndonjëri tinëzisht mund të thotë:

E çfarë ke bërë ti për sportin, që kërkon nga të tjerët të bëjnë diçka? Nëse marr përsipër për të folur për diçka, nuk mund t’ia lejoj vetes që më së pari ta njoh mirë atë fushë, për të cilën po flas, dhe së dyti, minimalisht, të kem dhënë një kontribut, sado i vogël apo i madh qoftë ky kontribut. Ata që e kanë prekur, e dinë dhe natyrisht mund të thonëose të mos thonë asgjë! Por, pse po e lëmë deri në këtë pikë të hallit sportin? 3000 sportistë të basketbollit rropaten për një sallë apo si lypsa kërkojnë sa në një kompani në tjetrën të gjejnë një lëmoshë për të mbajtur sportin.

basketboll

E them lëmoshë, sepse asnjë biznes nuk ka asnjë interes të financojë sportin apo të bëjë diçka për të. Mungesa e një ligji të qartë, që e kam thënë edhe më përpara, ka krijuar këtë vështirësi, ku lojtari titullar trajtohet me të njëjtin sistem ushqimi si lojtari amator. Po ndalem te basketbolli, duke qenë se e njoh shumë mirë çfarë potencialesh ka dhe çfarë mungon për t’u kthyer në sport elitar.

Në Shqipëri janë 3 mijë basketbollistë të regjistruar, 3 mijë basketbollistë që disa me zor stërviten e disa të tjerë nuk stërviten fare, pedagogët e të cilëve nuk kanë asnjë lloj mbështetjeje financiare, për pasojë e kanë të vështirë të punojnë me basketbollistët ose nuk punojnë fare me ta. Kemi qytete si Tropoja, Kukësi, zonat verilindore apo me dhjetëra qytete te tjera, të cilat kanë djem mbi 2 metra të gjatë e të talentuar, por që fatkeqësisht nuk kanë asnjë burim financiar që të rriten e zhvillohen profesionalisht, madje dhe mësues fizkulture nuk ka në këto zona.

Basketbolli

Le të kalojmë tek ekipet kombëtare të basketbollit. Janë 7 ekipe aktualisht, ku secili prej tyre kërkon minimalisht 40 mijë euro për të marrë pjesë dhe duhet staf mbështetës për këto ekipe. A mundet dikush të më thotë se çfarë mund të bëjnë këto ekipe me një buxhet prej vetëm 100 mijë eurosh në vit që ka federata dhe që 80 % ikën për arbitrat gjatë kampionatit, nga 500 mijë që do duheshin në kushte normale minimale? Ekipet simotra të tyre në rajon dhe Europë kanë një buxhet prej dhjetëra miliona eurosh, kanë fusha sportive ku mund të zhvillojnë stërvitjet, kanë trajnerë të kualifikuar dhe të paguar për t’iu shërbyer atyre, kanë stafe të tëra që punojnë me ta dhe për ta, e, për pasojë, kanë edhe rezultate të mira!

Po ne çfarë kemi? Ne kemi mosekzistencë ambientesh sportive ose amortizim të tyre; ne kemi mungesë trajnerësh dhe stafesh mbështetëse; ne kemi mungesë vëmendjeje nga të gjitha instancat e mbi të gjitha kemi mungesë totale fondesh publike apo private! Dhe ajo që unë po shkruaj edhe një herë: Ne nuk kemi një ligj të saktë për sponsorizimet dhe incentiva për ato që e mbështesin sportin dhe të gjitha të tjerat rregullohen vetiu. Por, a ka sport dhe sportistë elitarë pa para? Jo, nuk ka, as nuk mund të ketë! Ka vetëm rrogë në formën e pagesës ushqimore, shpikje ‘allashqiptarçe’ kjo…!

Përse duhet që sporti të shkojë t’i lypë shtetit kur në fakt duhet të jetë ky i fundit që duhet të lusë sportin që të na dhurojë lojë të bukur dhe emocione?! Por s’ka se si të na dhurojë emocione, një ekip që s’ka ku stërvitet, s’ka para për uniforma, për udhëtime e madje as për dieta ushqimore, por vetëm rrogë për ushqimin dhe asnjë interes tjetër! Tani kemi 5 ekipe kombëtare moshash. Deri tani, interesi i tyre është i madh dhe ka njëfarë dëshire për t’u aktivizuar.

Shqipria basketboll

Por ata nuk po kalojnë në ekipet e të rriturve me ato paga të ulëta dhe kampionat të dobët, sepse nuk kanë motiv. Ore, pyetja shtrohet: Do të kemi sport elitar ne apo do të vazhdojmë me parullën socialiste, “Sportin e bëjnë masat, partia i bën ato të ndërgjegjshme?!”. Nëse do të shohim buxhetet e shteteve fqinje me sporte elitare, ato variojnë me miliona euro për çdo federatë dhe me miliona për klubet. Ku i gjejnë paratë këto klube dhe federata? Ndryshimi nga ne është se ata e kanë një ligj për sponsorizimin dhe kanë incentiva për biznesin.

Që do të thotë: sporti dhe biznesi ndërtojnë një partneritet dhe rriten së bashku, pa iu lutur zyrave të shtetit. Biznesi sponsorizon sportin, ky i fundit rritet dhe zhvillohet, kemi sportdashës të kënaqur, gjenerohen para nga vetë sporti, nga ana tjetër biznesi reklamon brandin dhe produktet e veta dhe kështu rriten krah për krah sporti elitar dhe biznesi elitar, për pasojë, të gjitha palët janë të kënaqura. Shumëkush thotë po pse po na jep mend ti o Avni?!

Nuk po ju jap mend, por po ju kujtoj si bëhen gjërat dhe hajt t’i bëjmë se ka interes vetë shteti, sepse e nxjerr sportin nga e zeza në një sistem normal, ku do ketë menjëherë 10 mijë të punësuar të regjistruar, të cilët mbajnë familjet e tyre, por edhe kontribuojnë në shtet, klubet sportive do t’i përdorin në mënyrë eficiente paratë që iu jepen, do të paguajnë pagat në mënyrë të rregullt dhe taksat në shtet e kështu me radhë. Mekanizmi është i thjeshtë, nuk po them ndonjë gjë të veçantë! Unë po them atë që kam mësuar e dëgjuar në Europë, si anëtar i Komisionit të Financave të FIBA Europë dhe nga shumë angazhime të tjera ndërkombëtare. Normalisht, nëse investon në sporte, frytet do të kthehen mbrapsht.

ponari

Në Gjermani, të ardhurat që gjenerohen nga konsumi i sportit nga qytetarët janë 112.6 miliardë euro në vit. Nëse bëjmë një korrelacion me vendin tonë dhe shifrat i kthejmë për frymë, ne duhet të konsumonim 1 miliard euro për frymë në vit. Nuk e them këtë që të krahasohemi me Gjermaninë, por si model pune. Që të mos krahasohemi vetëm me më të mëdhenjtë, por le të hedhim një sy te fqinjët tanë. Kur krahasojmë buxhetin për sportet. në Shqipëri ka rreth 900 mijë euro, me ato të Malit të Zi me mbi 3 milionë euro vetëm Federata e Basketbollit, apo Kosova, e cila ka rreth 10 milionë euro buxhet për sportet, kjo tregon se sa shumë ka për të bërë Shqipëria në mbështetjen për sportet.

Nga ana tjetër, Kosova e ka të përcaktuar me ligj sponsorizmin për aktivitetet sportive. Jo më larg se para pak ditësh, Kosova ndau certifikatat e para të sponsorizimit, ku përcaktohej se çdo biznesi që sponsorizonte sportet, i njihej tatimi mbi fitimin në masën 30%. Maqedonia e ka në nivelin 40% njohjen e tatimit mbi fitimin për paratë e shpenzuara për aktivitete sportive, ndërsa nëse shkojmë pak më larg, te Hungaria, ajo e ka 100% nivelin e njohjes së tatimit mbi fitimin për paratë e shpenzuara për aktivitete sportive.

Sporti, sot në Shqipëri, ndodhet në një farë formaliteti, ku të gjitha palët janë pajtuar dhe asnjëri nuk ndërmerr nisma ligjore ose aksion për reforma të thella, që në 5 vite të ketë ndryshuar pamja sportive e Shqipërisë. Dalja nga pozicioni që jemi kërkon kurajë, kërkon guxim, por edhe bindjen politike dhe financiare që kjo formë vetëm e forcon buxhetin, rrit të ardhurat dhe nuk i dobëson aspak ato. Personalisht, jam i gatshëm të jap teknikisht arsyet se përse dhe si ndodh kjo. Nga ana tjetër, iniciativa për këtë u takon ligjvënësve ose ministrive përkatëse./panorama

Tags: sport
Previous Post

Negociatat me BE/ Shqipëria ka një detyrë të re, jo vetëm tempin e reformave

Next Post

Nuk “merr vesh” burri shqiptar, 10 herë i arrestuar për dhunë ndaj gruas

droni

droni

Next Post
Korçë, arrestohet autori i dyshuar për vjedhjen e 9 lokaleve.

Nuk "merr vesh" burri shqiptar, 10 herë i arrestuar për dhunë ndaj gruas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.