Vendimi i Gjykatës që dënoi me 60 orë pune në interes publik ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi. Ai ishte akuzuar si fajtor për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.
Ky vendim është komentuar edhe nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Ylli Manjani shprehet se një vendim i tillë është sinjal i një drejtësie të shtrembëruar.
Reagimi i plotë i Ylli Manjani:
Më në fund drejtësia u vendos!
E barabartë sa më ska!
Nëse ja lyp një femre, harrohesh në burg! Nëse shet femra je i nderum e i rrespektum në liri të plotë!!!
Rilindje e drejtë, si drapri!”











