Nga një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar Belgjikës për të marrë fitoren e dytë kundër Anglisë dhe vendin e tretë në Kupën e Botës, Rusi 2018.
Belgjika mori kryesimin me Thomas Meunier pas vetëm katër minuta ndërkohë që fitoren e vulosi Eden Hazard ne minutën e 82.
Ndërkohë që Anglia nuk prodhoi asgjë nga sa ishte parashikuar, duke përfunduar në vendin e katërt në këtë turne dhe duke barazuar kështu arritjen e tyre më të mirë në një Kupë Botë, pikërisht atë të vitit 1966.
Finalja e madhe, ajo mes Francës dhe Kroacisë luhet nesër, duke nisur nga ora 17:00












