Dje ai pranoi akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Sot prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.
Prokuroria mësohet që ka kërkuar dënimin me 7 muaj e 15 ditë burg për Roshin.Plotësimi i gabuar i formularit për shkak të neglizhencës ka qënë arsyeja e ish-kreut të Bashkisë së Kavajës.
Pala mbrojtese kërkoi që ish kryebashkiaku të dënohet me punë me interes publik. Vet Roshi ishte dakort me kërkesën e avokatit të tij Maks Haxhia. Gjykata u tërhoq dhe pritet të japë vendimin po sot.
Nga verifikimi i Prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani












