Mediat greke kanë raportuar mbi një kufomë të një 22-vjeçari shqiptar. Kufoma është gjetur nga banorë të zonës mëngjesin e së premtes në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.
Pas gjetjes së kufomës ka shkuar në vendngjarje policia e zonës, policia e portit, ambulanca dhe morën trupin e 22 – vjeçarit për të cilin ende nuk dihet ka vdekur apo është vrarë.
Nga verifikimet e para të trupit nuk shikohen shkaqe të një vepre penale. Ekzaminimi i mjekësisë ligjore pritet të “hedhë dritë” mbi shkaqet e sakta të vdekjes së të riut.
Burimi:zarpanews.gr











