Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë bërë prindër për herë të parë. Pritjes i ka ardhur fundi dhe ka ardhur në jetë vogëlushja e tyre.
Lajmin e konfirmoi faqja zyrtare e Olti Currit në Facebook me anë të një postimi ku uronte ciftin e famshëm.
“Vjen në jetë vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt! Urime”, shkruhej në postim.
Mësohet se emri i vogëlushes është Ajka, që në gjuhën shqipe do të thotë pjesa më e mirë e dickaje. I urojmë një jetë të shëndetshme, të gjatë dhe të lumtur.











