Plotësimi i gabuar i formularit për shkak të neglizhencës ka qënë arsyeja e ish-kreut të Bashkisë së Kavajës. Elvis Roshi ka pranuar ditën e sotme akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Prokuroria ka kërkuar dy ditë kohë për të përgatitur pretencën për Elvis Roshin.Në formularin e dekriminalizimit, Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale.
Por, nga verifikimi i Prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.











