Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka sjellë një fakt interesant, ku tregon se si sillen evropianët me teatrot. Ajo ka publikuar një foto të një kinemaje 101 vjeçare në Itali, e cila mbrohet me ligj, edhe pse në atë qytet të madh po ndërtohen çdo ditë teatro dhe kinema të reja dhe moderne.
Në postimin e saj Tabaku shprehet se në Shqipëri këto ndërtesa nuk e kanë këtë te njejtin fat, pasi këtu prishen nga Kryeministri Edi Rama.
POSTIMI I JORIDA TABAKUT:
Kjo ndërtesë është kinemaja e parë në Milano. Një godine 101 vjeçare që të kujton “Cinema Paradison” e Bertoluçit. Ajo vazhdon të ruhet dhe është pjesë e pandarë e një qyteti që është kthyer në metropol dhe që është pasuruar me kinema të tjera pa u prekur historia dhe tradita.
Fatkeqësisht Shqipëria dhe Tirana nuk e kanë këtë fat. Rama dëshiron të fshijë historinë dhe shpirtin e një qyteti që e masakroi për 12 vjet si kryetar bashkie. Sot në krye të një narko-shteti dëshiron të dhunojë një tjetër bukuri të Tiranës sonë.












