Partia Demokratike ka realizuar mbledhjen me deputetët.Sapo ka përfunduar mbledhja, demokratët arritën në disa vendime.
Mbledhja u mbajt vetëm pak orë pasi Edi Rama me deputetët e tij, miratuan ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave. Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se është vendosur që të ketë përballje deri ne largimin e Edi Ramës.
Ja çfarë u diskutua dhe u vendos:
- Miratimi mbrëmë i ligjit është një akt terrorist, pasi mazhoranxa po sillet si armike e shqiptarëve.
- Do t’i bëhet një kërkesë zyrtare presidentit Ilir Meta për të mos e dekretuar ligjin.
- Sipas grupit parlamentar të PD-së miratimi i këtij ligji konsiderohet rrëzim i shtetit, pasi nuk ka as Gjykatë Kushtetuese funksionale.
- Deputetët demorkatë do të nisin takimet me në terren për të shpjeguar situatën pasi kjo është betejë e pakthyeshme deri në largimin e Edi Ramës.
- Do të ketë Bojkot të pjesshëm komisioneve dhe përballje e akuza në parlament.












