Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në rrugën Qafë Bualli-Krastë, në Bulqizë.
Një furgon i cili transportonte 5 minatorë nga Bulqiza në Krastë ka dalë nga rruga dhe ka rënë 50 metra në greminë.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 minatorët. Dy janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, njëri me helikopter dhe tjetri me autoambulancë.
Ndërkohë tre të tjerë janë transportuar në spitalin e Bulqizës për mjekim










