• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Idrizi kryqëzon Ramën : Urojmë mos të jetë vitit i Hamzait dhe Esad Pashës

droni by droni
4 July, 2018
in Politika
0
Idrizi kundër ministrit të Jashtëm grek për çështjen çame: Kotzis një provincial ballkanik – retorikë neonaziste në qendër të Tiranës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar sërish për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm grek dhe atij të Mbrojtjes për çështjen çame. Përmes një deklarate për shtyp, Idrizi theksoi se Shoqata Çamëria dhe PDIU urojnë shumë që ky vit për shqiptarët të jetë vërtetë viti i Skënderbeut dhe jo i Hamzait dhe Esad Pashës së radhës.

Mes të tjerash Idrizi i ka bërë 16 pyetje ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit, ku i kërkon që ky i fundit të sqarojë opinionin publik. Kujtojmë se ministri i Mbrojtjes se Greqisë, Panos Kammenos provokoi me një deklaratë lidhur më çështjen çame.

“Ato që kërkonte Greqia nga Shqipëria po realizohen. Epiri i Veriut është një zonë ku grekët ekzistojnë dhe do të ekzistojnë. Minoriteti do të mbrohet. Çfarë thuhet në lidhje me pretendimet pronësore nuk ka lidhje me çamët. Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe kriminelët e luftës”- pohoi ai. Ndërkohë, edhe ministri Kotzias deklaroi se nuk kishte folur asnjëherë dhe nuk do të pranonte të fliste me Bushatin për çështjen çame.

DEKLARATA E IDRIZIT
Shoqata Çamëria dhe PDIU urojnë shumë që ky vit për shqiptarët të jetë vërtetë viti i Skenderbeut dhe jo i Hamzait dhe Esad Pashës së radhës
PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” shpreh shqetësimin nga deklaratat e vazhdueshme të ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias dhe atij të Mbrojtjes, Panos Kammennos që thonë: “:
… jemi të kënaqur me marrëveshjen me palën shqiptare, morëm çfarë deshëm dhe që s’kemi biseduar asnjëherë me palën shqiptare për Çështjen Çame…”.
Por dhe për shkak të mungesës së transparencës dhe heshtjes olimpike të ministrit tone të Jashtëm, Ditmir Bushati, jemi këtu për t’i kërkuar në mënyrë të përsëritur dhe publikisht një takim urgjent për të na sqaruar ne dhe opinonin publik:

1.Çfarë është biseduar me palën greke për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe sa është zbatuar “Rezoluta për Çështjen Çame” e Kuvendit të Shqipërisë, një dokument i detyrueshëm për zbatim nga Mininistria jonë e Jashtme?

2.Çfarë është biseduar me palën greke në detyrim të reciprocitetit dhe kërkesës së përsëritur të Shoqatës “Çamëria” për ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë të vrarë nga bandat e Napoleon Zervës, kur nderkohe qeveria shqiptare po implementon marrëveshjen për ngritjen e varrezave historike të ushtarëve të rënë grekë në territorin e Shqipërisë, ku erdhën si pushtues?

3.Çfarë është biseduar me palën greke për heqjen e ndalimit në kufirin grek të të moshuarve çamë të lindur në Çamëri që sot janë nga 75 – 85 vjeç, e që duan të shohin dhe një herë shtëpitë e tyre në limitet e moshës?
Kjo vazhdon të ndodh në dhunim të plotë të Konventes Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë pa viza në hapesiren “Shengen”.

4.Çfarë përmban e ashtuquajtura marrëveshje për Toponimet Greke që detyron sot të moshuarit e lindur në Çamëri të ndryshojnë vendlindjet e tyre në pasaportat shqiptare?

5.Çfarë është biseduar me palën greke për çështjet pronësore të shqiptarëve të Çamërisë?

6.Çfarë është biseduar me palën greke për heqjen e Ligjit të Luftës dhe akteve nën ligjore për heqjen e pengesave për gëzimin e pronave të shtetasve shqiptarë, e në veçanti të atyre çam, që pala greke nxiton të thotë se nuk përfitojnë dhe përse?

7.Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e përsëritur të Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU për dhënien e statusit të minoritetit etnik shqiptar në Greqi dhe hapjen e shkollave shqipe për shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në trojet e tyre në Çamëri, status që e kanë patur në vitin 1927 në Greqi.

8.Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU për hapjen e Konsullatës Shqiptare në Çamëri, në reciprocitet të hapjes së disa konsullatave greke në Jug të Shqipërisë?

9.Çfarë është biseduar me palën greke për kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për heqjen e busteve e përmendoreve të kriminelit Napoleon Zerva në zonën e Çamërisë?

10.Çfarë është biseduar me palën greke në komisionet mikse për rishikimin e historisë në tekstet shkollore dhe apo negociohet për heqjen nga tekstet tona shkollore historia e Çamërisë dhe termi “Çamëri”?

11.Çdo të thotë për intersat e sovranitetit dhe integritetit Kombëtar që e ashtuquajtura “Marrëveshje e Detit” do të jetë më e mirë se e para?
Përse ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias deklaron që do zgjerojmë hapësirën detare me Shqipërinë nga 6 në 12 milje?
Shqiptarët janë të interesuar, jo për një marrëveshje më e mirë se e para, por për një marrëveshje, ku ajo që është e Shqipërisë të mbetet e saj.

12.Çfarë është biseduar me palën greke për caktimin e kufijve tokësorë dhe marrëveshjen për administrimin e zonave kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë, të njohura ndërkombëtarisht nga Traktati i Firences dhe që Greqia nuk e ka ratifikuar ende?

13.A mendoni zoti ministër që në kushtet e mos funksionimit të Gjykatës Kushtetuese përfundimi i Marëveshjes për Detin do t’u hiqte mundësinë e ankimimit subjekteve të interesuara sic eshte dhe PDIU për ta kundërshtuar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese?

14.A keni biseduar me palën greke dhe a i keni kërkuar asaj që qeveria greke të njohë shtetin e Kosovës, si një detyrim i diplomacisë shqiptare për të lobuar për njohjen e shtetit të Kosovës?

15.A jeni në dijeni dhe çfarë po bën qeveria shqiptare me kërkesën e Shoqatës “Çamëria” për dhënien e statusit të Varrezave Historike për Varrezat Monumentale të Kllogjerit, ku prehen në një varrezë masive 2900 shqiptarë të Çamërisë që vdiqën 1 kilometër brenda territorit shqiptar nga etja, uria e sëmundjet.

16.A mendoni zoti ministër që Shqipëria duhet të firmosë marrëveshjen e partneritetit strategjik me Greqinë, një vend që nuk njeh Çështjen Çame dhe shtetin e Kosovës?

Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe PDIU i bëjnë me dije opinionit publik që në varësi të realizimit të takimit me ministrin Bushati, transparencës dhe qëndrimit për pikëpyetjet e ngritura më sipër:
– Ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e duhura ligjore e e vene para pergjegjsise ligjore e morale , si dhe do të intesifikojmë e do të radikalizojmë qëndrimin tone, ndaj çdokujt që mendon se do të mund të nëpërkëmbë dinjitetin tonë dhe të Çamërisë.
Ne do të ftojmë çdo shqiptar patriot t’i bashkohet protestave tona për dinjitet e integritet kombëtar ndaj kujdo ,që mendon se çështje të tilla mund të lihen apo të meren sipas dëshirës dhe që nuk i trajton nga pozita reciprociteti dhe dinjiteti.
Shoqata Cameria dhe PDIU urojne shume qe ky vit per Shqiptaret te jete veretete viti i Skenderbeut dhe jo i Hamzait e Esad Pashes se radhës …

Tags: shpetim Idrzi
Previous Post

Mostra përdhunoi vajzën me aftesi të kufizuara, arrestohet pas tre vjetesh

Next Post

Jetonte duke vjedhur, lushnjari zbriste ne Elbasan per ‘pune’

droni

droni

Next Post
Jetonte duke vjedhur, lushnjari zbriste ne Elbasan per ‘pune’

Jetonte duke vjedhur, lushnjari zbriste ne Elbasan per ‘pune’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.