Një mësuese 31 vjece e një shkolle të mesme është dënuar me 15 vjet burg pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me tre studentë. Përvec kësaj duhet të paguajë më shumë se 1 mijë dollarë.
Ashley Pruiit, që është nënë e dy fëmijëve u dërgua në burgin e Blount mëngjesin e së hënës pasi Gjykata e Apelit Penal hodhi poshtë kërkesën për ridëgjim.
U arrestua në vitin 2014 dhe në prill të 2017 u deklarua fajtore për dy akuza seksuale dhe për shpërndarje të pamjeve pornografike tek tre studentë. Ajo punonte si mësuese e gjuhës angleze në gjimnazin e Alabamës dhe kreu marrëdhënie seksuale me djem më të vegjël se 19 vjec.
Ashley i thoshte se donte ti humbte virgjërinë dhe i merrte në makinën e saj. Fotografitë pornografike ia dërgonte nëpërmjet rrjetit social Snapchat./o-news











