Policia e Pogradecit ka gjetur buzë liqenit një person, i cili dyshohet se është mbytur.
NJOFTIMI I POLICISE:
“Më datë 02.07.2018, rreth orës 08:45, në breg të liqenit, në afërsi të fshatit Pojskë-Pogradec, është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi rreth 55-60 vjeç, i cili dyshohet të jetë mbytur në liqen“, .
Mësohet se është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












