Janë arrestuar në Doganën e Muriqani nga policia dy shtetas turq. Ata kanë tentuar të dalin nga Shqipëria me karta identiteti të falsifikuara.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë procesit të rregjistrimit në dalje nga Republika e Shqiperisë në Muriqan janë paraqitur me kartë identiteti rumune, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.
Drejtoria e Kufirit arrestoi Malik Ejder , 36 vjeç dhe Bayram Çekir, 34 vjeç, të dy me banim në Turqi.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkoder, për veprën penale “Fallsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189 Kodit Penal.











