Një polic është aksidentuar në hyrje të qytetit të Lushnjes, duke marrë plagë të rënda.
Efektivi i policisë që ka pësuar aksidentin është Fatjon Nikaj, i cili është shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Makina që drejtonte Nikaj doli nga rruga dhe u përplas me një objekt. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën po drejtonte mjetin efektivi i policisë












