• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Negociatat, flet ministri gjerman / Rezerva e BE per Shqipërinë, lufte me forcë krimit të organizuar

droni by droni
28 June, 2018
in Kryesore, Politika, Rajoni, speciale
0
Negociatat, flet ministri gjerman /  Rezerva e BE per Shqipërinë, lufte me forcë krimit të organizuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm gjerman thotë se Bashkimi Europian nuk bën pazare me Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Michael Roth thotë se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë një hap mjaft të madh përpara në rrugën e tyre drejt BE-së

Sakaq, ministri gjerman i Shtetit për Çështjet e Europës, Michael Roth ka komentuar politikat e BE-së ndaj Shqipërisë e Maqedonisë pas vendimit europian për hapjen e mundshme të negociatave në vitin 2019.

Zoti Roth, të martën Këshilli i BE-së mori vendim t’i hapë negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë pas një viti dhe po të jenë plotësuar disa kushte. Ky vendim u interpretua në mënyra kundërthënëse në vendet e prekura: Opozita e mori për sinjal negativ, qeveritë si sinjal pozitiv. Si duhet kuptuar ky vendim sipas jush?
Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë një hap mjaft të madh përpara në rrugën e tyre drejt BE-së dhe për këtë miqtë tanë maqedonoveriorë dhe shqiptarë mund të jenë shumë krenarë. Ata kanë arritur shumë, kanë realizuar shumë reforma, por mbetet edhe shumë për të bërë. Dhe ura që ndërtuam tani deri në qershor të vitit të ardhshëm duhet të jetë mjaft solide që në fund të qershorit të vitit të ardhshëm të dyja vendet ta kalojnë këtë urë drejt negociatave të anëtarësimit për BE.

Cilat argumente sollën dy vendet, Franca dhe Holanda, që ishin kundër fillimit të negociatave e që iu desh t’i bindnit ju?
Sigurisht njëri prej argumenteve nuk kishte fare të bënte me gjendjen në Shkup dhe në Tiranë. Ai kishte të bënte me Bashkimin Europian që është i tronditur nga krizat, që është i zënë më shumë me hallet e veta. Ata shtrojnë pyetjen: A ia dalim dot në këto kohëra, kur na duhet t’i shpenzojmë të gjitha fuqitë për të rregulluar punët tona, që të zhvillojmë negociata ambicioze anëtarësimi. Mua nuk më bind ky argument, sepse unë vazhdoj të jem i bindur, se është në interes të të gjithë Europës që Ballkani Perëndimor të mbetet ose të bëhet i qëndrueshëm dhe i ankoruar te shteti ligjor.

Kur ju thoni, se nuk e kanë fajin vetë vendet, por problemet e brendshme të BE-së, atëherë a mund të ndodhë që pas një viti BE-ja sërish të jetë e ngarkuar me problemet e saj dhe që sërish negociatat të shtyhen?
Ky ishte vetëm njëri nga argumentet që nuk kishte të bënte me këto dy vende. Por, sigurisht, vazhdon të ketë shtete anëtare të BE-së që kanë dyshime se a janë të mjaftueshme përparimet e bëra. Para së gjithash në lidhje me luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar, forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetin ligjor. Prandaj edhe qeveria ime parashtroi një kompromis që u prit me shumë simpati, por tekefundit unë tani jam i kënaqur që ramë dakord për një qëndrim të përbashkët, i cili duhet parë si inkurajim i forcave reformuese në Shqipëri dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Përveç këtyre rezervave, mos pritet që këto dy vende të ofrojnë ndihmesë në kapërcimin e krizës së refugjatëve?
Nuk ka pazare ndërmjet Bashkimit Europian dhe këtyre dy shteteve. Ne ia njohim Ballkanit Perëndimor që deri tani ka bërë shumë për pranimin e refugjatëve, prandaj nëse këto vende tregohen të gatshme për të na ardhur në ndihmë për politikat e refugjatëve dhe të emigrantëve, nuk do të ketë rabat në politikat e zgjerimit dhe më duket e padrejtë të ushtrohet presion ndaj këtyre dy shteteve, sepse njëra nuk ka lidhje me tjetrën.

Çfarë duhet të ketë arritur Shqipëria konkretisht deri në qershor 2019?
Shqipëria është bërë etalon me procesin e Vettingut për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe presim që procesi i rivlerësimit të gjykatësve dhe të prokurorëve më të rëndësishëm të dalë me sukses. Ky është njëri prej sektorëve. Nëse do të luftohet më me forcë edhe krimi i organizuar, atëherë kjo sigurisht që do ta rrisë besueshmërinë, sidomos te ato shtete që ende kanë rezerva.

Po Maqedonia? Presidenti i Maqedonisë ka deklaruar se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë. Opozita është kundër. A nuk mendoni se kjo do të çojë në keqësimin e situatës deri në shtator, kur të bëhet referendumi për çështjen e emrit?
Unë dua vetëm të apeloj tek të gjitha palët përgjegjëse në Shkup që ta marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre historike. Ndoshta nuk e dine të gjithë se çfarë do të vinin në rrezik. Unë e kuptoj se ky kompromis mund të ketë qenë shumë i dhimbshëm për ndokënd, por ai është çelësi i portës për Bashkimin Europian dhe anëtarësimin në NATO.

Është një çelës që hap një portë për paqe dhe pajtim afatgjatë në rajon dhe unë kam përshtypjen se shumica e njerëzve në rajon e kanë kuptuar këtë. Por nga ana tjetër, edhe ne duhet të mësojmë me sa duket se Ballkani Perëndimor meriton një vëmendje më të madhe, sepse stabiliteti dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor duhet të hyjnë te interesat e mirëfillta të BE-së dhe se aty nuk duhet lejuar të krijohet një vakum politik./dw

Tags: Lufta kunder krimit te OrganizuarMinistri i Jashtem Gjermannegociatat me BE
Previous Post

Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, 520 mijë euro dëm futbollit shqiptar

Next Post

FOTO/ A e kaluan thaset me euro te PD kontrollin e autoriteteve ?

droni

droni

Next Post
FOTO/ A e kaluan thaset me euro te PD kontrollin e autoriteteve ?

FOTO/ A e kaluan thaset me euro te PD kontrollin e autoriteteve ?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.