• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lamtumira e Gjermanise/ 10 arsyet pse po deshtojnë kampionët

droni by droni
28 June, 2018
in Sport
0
Lamtumira e Gjermanise/ 10 arsyet pse po deshtojnë kampionët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duket si një mallkim. Pas fitores së Botërorit, kampionët e kanë të pamundur për ta rigjetur vetveten katër vite më pas, në turneun e radhës. Gjermania është shembulli më i freskët për këtë. Spanja ka fituar Botërorin në vitin 2010, shkoi në “Brazil 2014” me pothuajse të njëjtën skuadër, por u eliminua që në fazën e grupeve. Joachim Löë e pa “mjekrën” e fqinjit të tij të zhveshur, ndaj u mundua të bënte një “tranzicion të ëmbël” te Gjermania. Por, ajo ka shpërthyer në duart e tij. “Mannschaft”, për herë të parë në histori, i thotë lamtumirë Botërorit që në fazën e grupit. Këto janë disa nga arsyet për “fiaskon” e saj.

1. Mbrojtje e ngathët me Hummels dhe Boateng

Vetëm Egjipti (16 gola) dhe Koreja e Jugut (15) kanë pësuar më shumë gola sesa “Mannschaft” (14), deri më tani, në Botërorin e Rusisë. Jérome Boateng (i ndëshkuar me karton të kuq kundër Suedisë) dhe Hummels (jo në optimalen e tij) kanë treguar se çdo kohë e kaluar ishte më e mirë për ta. Çdo herë, kur ishte koha që të vraponin prapa, ata vuajtën shumë për shkak të mungesës së shpejtësisë së tyre. Meksika, me kundërsulmet e saj, diti ta shfrytëzonte më mirë se kushdo tjetër menaxhimin katastrofik të tranzicionit të mbrojtjes së Gjermanisë.

2. Pa Sané, pa “përmbytje”

Eliminimi i Gjermanisë e bën përjashtimin e Leroy Sané nga lista prej 23 lojtarësh edhe më të pashpjegueshme. Lënia në shtëpi e lojtarit më të mirë të ri të Premier League, sipas “PFA”, e ngarkon me shumë përgjegjësi trajnerin Joachim Löë. Dhe të mendosh se bëhet fjalë për një futbollist të gjithanshëm, që mund të luajë si anësor, “playmaker”, në sulm. Sané dallon nga driblingu i tij djallëzor, ideale për të shprishur mbrojtjet e përforcuara dhe të mbyllura.

3. Pa një referencë në sulm

Trajneri Löë nuk ka “kënduar” asnjëherë në Kupën e Botës, ose në fushatën kualifikuese të “Rusia 2018”, me një golashënues. Müller dhe Sandro Ëagner (jo i thirrur në Rusi) përfunduan si shënuesit më të mirë të fazës së kualifikimit me nga pesë gola. Gjermania e thyen rekordin e golave (43) falë faktit se për të shënuan 21 lojtarë të ndryshëm. Sidoqoftë, i ka munguar “Mannschaft” një golashënues i kontrastuar. Ajo e lë “Rusia 2018” me vetëm dy gola të shënuar nga Reus dhe Kroos kundër Suedisë. Ëerner (13 gola) erdhi si lojtari, i cili shënoi më shumë gola në Bundesligë, sezonin e fundit, por nuk e gjeti rrjetën në Botëror.

4. Kimmich varur

Mesfushori i Bayern Munich ishte pasuesi më i mirë në eliminatore, me nëntë asistime. Gjermania u mjaftua për t’i zgjidhur problemet e saj përmes rrymave të vazhdueshme të Kimmich në të djathtë, gjë për të cilën rivalët ishin të njoftuar dhe morën masa. Përkundrazi, më shumë i ruajtur, “trashëgimtari i Lahm” nuk pati ndonjë lavdi në mbështetjen e sulmit. “Mannschaft” humbi, në këtë mënyrë, “damarin” e madh të saj.

5. Kroos, shumë i vetmuar

Gjithë përgjegjësia, kur vinte fjala për marrjen dhe luajtjen e topit, ra mbi Kroos. Khedira u rrëzua dhe u largua nga Real Madridi vetëm në kohën e mosmarrjes dhe mosluajtjes shpejt të topit. Kroos e merrte topin nga Hummels ose Boateng (pothuajse) në pozicionin e qendrës së tretë dhe duhej të vepronte në një ekip me tri gjysmë-pyka (Müller, Özil, Draxler), që ishin më afër zonës rivale se topi. Gjermania, me vetëm një mënyrë për ta nxjerrë topin përpara, po bëhej shumë e parashikueshme.

6. Shumë zhurmë e jashtme

Grumbullimi dhe përqendrimi gjerman për Botërorin filloi keq. Fotografia kontradiktore e Ilkay Gundogan dhe Mesut Özil, së bashku me presidentin turk, Tayyip Erdogan, shpërtheu qetësinë dhe klimën e punës në kombëtaren e drejtuar nga Joachim Löë. Gündogan u vërshëllye në miqësoren kundër Arabisë Saudite (1-1) dhe pa se si “makina” u thye. Effenberg, ndër të tjera, bëri thirrje për dëbimin e të dy lojtarëve.

7. Pse Neuer përpara Ter Stegen?

Neuer, megjithatë i portretizuar mes humbësve “VIP” kundër Koresë, nuk është aspak përgjegjës për eliminimin e Gjermanisë. Përkundrazi. Ai ka performuar mirë, pas gati një sezoni bosh. Është e vështirë të kuptohet, megjithatë, kokëfortësia e trajnerit Löë për të vënë bast me portierin e Bayern Munich si startues përpara Ter Stegen, që ka pasur një sezon tij të madh në Barcelonë.

8. Një ekip i formës së ulët

Gjermania ka kaluar nëpër Kupën e Botës duke shfaqur një formë alarmante. Duket se asnjë ndërkombëtar i saj nuk e ka arritur “Rusia 2018” në një gjendje optimale. Draxler, apo Khedira janë shembuj të mirë në këtë drejtim. Mungesa e shkëndijës, që tashmë ishte evidentuar si problem në miqësoret e mëparshme: humbja ndaj Austrisë (2-1) dhe fitorja minimale ndaj Arabisë Saudite (2-1), vijoi edhe në tri ndeshjet e Botërorit. Një “paradhomë”, që shërbeu për të përforcuar dinamikën e keqe të “Mannschaft”, deri atëherë: pesë ndeshje, tri barazime dhe dy humbje, pa fituar.

9. Ku janë Özil dhe Müller?

Dy prej lojtarëve të thirrur për të tërhequr “makinën” e rëndë gjermane kanë qenë plotësisht të humbur. Müller, në grup, nuk ka shënuar dallime. Ai erdhi me synimin që t’i afrohej 16 golave të Kloses në Kupën e Botës (ka 10 gola deri më tani), por po largohet “hi e pluhur”. Në fakt, ai ishte një zëvendësues kundër Koresë, për herë të parë në një Kupë Botërore. Özil, gjithashtu, shkoi në stol pas ndeshjes së tij të keqe kundër Meksikës. U kthye në formacionin titullar kundër Koresë, por thjesht për t’u mbytur bashkë me anijen. Nuk e bën dot më dallimin. Parregullsia e treguar tek Arsenali është bërë shenjë dalluese e tij. Ndoshta mund të ketë luajtur minutat e tij të fundit me “Mannschaft”. “Ai ka gjuhën e trupit si të një bretkoce të vdekur”, – tha Basler.

10. Timoni i Löë

Trajneri gjerman ka dashur të qëndrojë besnik ndaj “peshave të rënda”, ndaj kampionëve të botës në “Brazil 2014”, duke prezantuar disa modifikime. Pamje e vështirë. “RevoLöëción” i tij ka mbetur në gjysmë të rrugës. Ai uli në stol Özil dhe Khedira kundër Suedisë, u përpoq të lërë jashtë Müller kundër Koresë, por asgjë nuk shkoi mirë. / (Telesport)

Tags: boteroriHumbja e Gjermanise
Previous Post

5 fakte se si i mashtroi Veliaj aktoret, projektligji nuk ndryshon aspak

Next Post

Video/ Polici i rrugores nuk korruptohet, kamera qe ka te xhaketa filmon ryshfetin

droni

droni

Next Post
FOTO/ Skandal, policia përdor zbardhues për të ndryshuar gjobat

Video/ Polici i rrugores nuk korruptohet, kamera qe ka te xhaketa filmon ryshfetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.