Këngëtarja e famshme shqiptare ka qëndruar sonte për rreth 2 orë me Presidentin Ilir Meta në ambinetet e Presidencës.
Sëbashku me dhjetra persona të tjerë të ftuar ata ndoqën sëbashku ndeshjen e Zvicrës.
Meta i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale dhe disa foto vizitës së këngëtares që do të këndojë pas pak ditësh ën Moskë në ceremoninë e mbylljes së botërorit Rusia 2018.

“Kënaqësi që shqiptarët e kanë siguruar finalen e Botërorit me pjesëmarrjen e këngëtares me famë ndërkombëtare, Era Istrefi. Uroj që edhe ekipi i Zvicrës, së bashku me futbollistët shqiptarë të arrijnë sa më pranë finales së madhe”, shkruan Presidenti Meta.

Era Istrefi ndërkaq vijon provat për këngën e finales.











