Kryeministri Edi Rama këmbënguli edhe sot në mbledhjene qeverisë se Shqipëria ka marrë një datë për hapjen negociatave. Ai bëri fajtor opozitën esadiste sic e quan ai për një kuptim tjetër të vendimit të ministrave të Jashtëm të BE që Shqipëria të mos hapë negociatat.
Data e hapjes së negociatave nuk është asnjëherë imediate dhe ka një hapësirë kohore në mes dhe lidhet drejtëpërdrejtë më politikat e vendeve anëtare dhe konsensusin mes tyre.
Rama tha se në krah të Shqipërisë u vendosën 27 vende dhe kundër saj vetëm 3 vende.

Ndërsa po fliste përpara këshillit të Ministrave e transmetuar si rrallëherë drejtëpërdrejt ai tha sa gjithcka është ndryshe nga baltologjia e esadiste në Shqipëri. ‘Edhe Maqedonia nuk u nda nga vendimi për Shqipërinë, sic thnaë të paudhët e shtëpisë sonë”, tha Rama.

Rama eshte shquar si demagog. Ai ia doli te mbante ne dilemat e se vertetes per 5 vjet votuesit ne Diber ne lidhje me Rrugen e Arbritt per te cilen deklaroi 12 here se ka nisur.











