Qeveria ka vendosur të japë me koncesion ndërtimin e rrugës Milot-Balldren.
Në mbledhjen e sotme, është vendosur t’i jepen 8.5% të pikëve shoqërisë “A.N.K.”, e cila ka kërkuar vetë këtë koncesion, duke e projektuar, ndërtuar, financuar dhe mirëmbajtur aksin rrugor në fjalë.
Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.













