Një qen i tërbuar ka bërë që një familje e tërë të qëndrojë e mbyllur në shtëpi për tre ditë me radhë. Ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Gjergjan të Elbasanit.
Familja e Ismail Nasufit, e cila e kishte në pronësi qenin qëndroi e mbyllur që prej mesjavës së kaluar pasi qeni ishte kthyer në një kërcënim serioz për jetën e gjithë anëtarëve Ai ishte tërbuar dhe kishte kafshuar të zotin e shtëpisë pak ditë më parë.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët të shqetësuar kishin marrë në telefon policinë për rrezikun që u kanosej dhe me pas shërbimi veterinar i Elbasanit ka ndërhyrë për asgjesimin e qenit dhe ka dezinfektuar zonën.
Policia njofton se nuk ka më rrezik në zonën e infektuar prej qënit të tërbuar ndërsa janë bërë edhe analizat e gjakut për ndonjë rrezik të mundshëm.

Në Bashkinë e Elbasanit gjatë këtij viti janë regjistruar disa incidente të rënda nga qentë e rrugës, por edhe qentë e shtëpisë.











