Një sasi e madhe prej 1.5 milionë eurosh është bllokuar në Portin e Durrësit. Burime nga policia bëjnë të ditur se sasia e parave ishte fshehur në një makinë tip “Toyota” pa targa.
Mësohet se makina ishte nisur nga Belgjika dhe sipas raportimeve nuk kishte një destinacion përfundimtar.
Ja se si kreu i opozitës Lulzim Basha kishte parashikuar kapjen e kësaj sasie lekësh dhe mjetin me të cilin do të vinte.
Të enjten në seancën plenare ai i drejtoheshe Taulant Ballës që po i vinin 1.5 milionë euro nga Gjermania.












