Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.
Sipas policisë aksidenti u regjistrua pranë varrezave të dëshmorëve, mes dy automjeteve.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, ndërsa nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e tyre.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./O-NEWS











