Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë dhe do të zhvillojë disa takime për të prezantuar projektet e reja për këtë qytet.Edhe sot përpara takimit të tij disa simpatizantë të PD kanë protestuar me pankarta në duar.
Ndërkohë që mes protestuesve ka qenë dhe deputetja demokrate Nada Meçorapaj e cili u ka kërkuar policëve që të hapin rrugën pasi i thotë se është qytetare dhe ka te drejtën të hyjë brenda në takim. Sipas saj, brenda në takim janë e gjithë administrata e cila ka hyrë për ta duartrokitur jo për të folur për problemet.
“Hape rrugën o zotëri do kaloj”, i dejtohet deputetja demokrate policëve duke shtuar se nuk është e drejtë bllokada ndaj qytetarëve të Vlorës në një kohë kur kryeministri ka mbushur sallën me servilë.











