• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bylykbashi: Burimi i padrejtësisë, administrata Rama që kontrollon sistemin e drejtësisë

droni by droni
23 June, 2018
in Politika
0
Bylykbashi ofron marrëveshjen për inkriminimin. Luan Rama: PD është njësoj si ne
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi reagon tre ditë pasi KPK nuk e konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit Gentian Trenova, për shkak se vettingu nuk e nxori të përshtatshëm.

Përmes një deklarate të tij, deputeti Bylykbashi thotë se Tërnova për fatin e tij të keq ishte një nga prokurorët që hetoi skandalin e Serverit të Tatimeve ku u vodhën e u zhdukën miliona të dhëna tatimore për të mbyllur borxhe te qeveritareve socialiste.

Sipas tij, Rames i intereson bllokimi i Gjykates Kushtetuese qe te mos shqyrtohen ligjet antikushtetuese te sistemit te drejtesise, ato qe shpronesojne pronaret ap lligjin qe i fal token e Teatrit Kombetar privatit për të ndarë fitimet Veliaj me Ramën, apo ligje që t’i bllokojnë atij marrëveshjen ku po i shet Greqisë detin dhe pasuritë nën të.

”Dhe ky eshte vetem fillimi i Kolapsit ne Drejtesi. Ta harrojne ata se mund te fitojne drejtesi kur burimi i padrejtesise eshte administrata e Rames qe kontrollon edhe filtrin e padrejtesive, Sistemin e Drejtesise.”, shprehet deputeti në deklaratën e tij.

Shkarkimi i Gentian Trenovës bllokon funksionimin e KED sipas vullnetit të Edi Ramës

 Nje cope hallve nga Tepsia ne Drejtesi e Rames

Une nuk e njoh personalisht Gentian Trenoven, nuk kisha degjuar asgje negative per te, por di qe ishte nje nga prokuroret qe ne 2010, kur Rama kerkonte bllokimin e liberalizimit te vizave me devizen “hap kutite ose largohu”, mbrojti akuzen kunder Aldo Bares dhe e coi ne burg.

Pra ai eshte nje nga ata prokurore e gjyqtare qe pas vitit 2005 e deri ne vitin 2013 kur qeveriste PD, perplasen pas hekurave kriminelet dhe bandat me te medha ne vend. Ato banda, kapot e te cilave sot jane liruar apo po lirohen nga burgime per jete pasi erdhi ne pushte PS me reformen ne drejtesi dhe vetingun e saj‎.

 Por duket qe Gentian Trenova pati fatin e keq te ishte prokurori qe hetoi nje nga skandalet me te medha, ate te “serverit te tatimeve” ku u vodhen e u zhduken miliona te dhena tatimore per te mbyllur borxhe te qeveritareve socialiste apo per t’i bere shantazh bizneseve, nje skandal qe implikon Ramen e Co, dhe qe nje dite do tu kushtoje burgun maskarenjve qe e ideuan.

 Gentian Trenova pati fatin e keq qe nuk iu dha shansi te votonte per te quajtur kushtetues ligjin e vetingut apo ndonje nga ligjet e tjera antikushtetuese te reformes ne drejtesi e, me ate rast, te provonte bindjen ndaj Edi Rames duke rrezuar kerkesat e opozites. Por Gentian Trenova pati edhe nje fat tjeter te keq. Ai u perzgjodh me short qe te ‎ishte anetar i nje organi kushtetues qe ka mbetur si zombi: Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi. KED duhet te perzgjedhe kandidatet per Gjykaten Kushtetuese qe do shqyrtoje ligjet e Rames dhe Inspektorin e Larte te Drejtesise (ILD), ate qe do te coje per ndeshkim disiplinor gjyqtaret dhe prokuroret qe do te emeroje Rama pas vetingut.

 KED ka mbetur si nje i vdekur i pakallur sepse Rames nuk i pelqeu perberja e KED qe doli nga shorti ne janar 2018. Ky nuk ishte short i kontrolluar nga filtrat e Xhafes sic ndodhi me shortet e KLGJ dhe KLP ku mjaftonte vec te fusje doren ne kosh sepse ishte e sigurt se sa here ta hapje Kinder Surprizen, gjithmone Ramen ne miniature do te gjeje brenda. Fatmir Xhafaj i kercenoi anetaret e KED me hyqem te Rames, qe te mos benin asnje veprim per te mbushur vakancat ne Gjykate Kushtetuese dhe ILD derisa te behej vetingu. Ky kercenim bie ndesh me Kushtetuten qe percakton se KED funksionon dhe kryen detyren e saj nderkohe qe vetingu kryhet paralelisht, me qellim qe te mos bllokohet ‎ngritja e organeve te drejtesise duke bllokuar KED derisa te mbaroje vetingu.

 Por Rames i intereson pikerisht bllokimi i Gjykates Kushtetuese qe te mos shqyrtohen ligjet antikushtetuese te sistemit te drejtesise, ato qe shpronesojne pronaret apo i detyrojne t’i falin shtetit 3% te prones si tatim i jashtezakonshem, ligjin qe i fal token e Teatrit Kombetar privatit qe me pas fitimin ta ndaje me Ramen dhe Veliajn. Rames i intereson te mos kete Gjykate Kushtetuese qe t’i bllokoje atij marreveshjen me te cilen po i shet Greqise detin dhe pasurite nen te.

 KED u zgjodh me short dhe shorti i ra nder te tjere edhe Gentian Trenoves qe te jete anetar i KED gjate viti 2018 dhe per shkak te ketij shorti “fatkeq”, vetingu politik i Rames ‎e qeroi ate nga sistemi. Te tjere e kane radhen pas tij dhe KED do te mbetet e “ngrire” nga frika e vetingut, derisa KED te zevendesohet ne janar 2019 me nje short te ri, te cilin Rama shpreson ta kete te favorshem atehere. E pas kesaj, te zgjedhe gjyqtaret kushtetues qe i duhen apo Inspektorin e Larte te Drejtesise qe do ta kete nje lloj polici apo nje “artamark” tjeter ne sistemin e Drejtesise per te shpetuar atagjyqtare e prokurore qe do e per te ndeshkuar ata qe nuk do.

 Deri me sot kemi pare magjistrate qe kane humbur vendin e punes per gjysem apartamenti apo te tjere ta kalojne lumin per shume me teper se aq. Do vazhdojme te shohim te tjera raste standarti te dyfishte. Madje nga frika se po te konkurosh per ndonje nga organet e Drejtesise e nderkohe te mos jesh favorit i Rames, mund te te kepuse kembet me prioritet vetingu, do te rrezikojme te mos kemi me as ‎kandidate per KLGJ, KLP, Gjykate Kushtetuese, Gjykate te Larte, Prokuror te Pergjithshem, Inspektor te Larte Drejtesie apo SPAK. E kush eshte ai qe do te prenotoje me prioritet pushimin nga puna?

 Sa per ORMN-ne e Drejtesise (apo Oficinen e Riparimit te Mjeteve te Ndertimit ) do hyje ne pune sa here ngec makina e Reformes Politike ne Drejtesi per ta vajisur e dhene ndonje dore me ndonje memo apo deklarate, sa here kapercehet ndonje afat apo duhet sajuar ndonje nen kushtetues qe nuk egziston.

 Dhe ky eshte vetem fillimi i Kolapsit ne Drejtesi. Dite me te keqia do vijne per ata shqiptare te thjeshte qe shpresojne se mund t’i drejtohen gjykates per te kundershtuar ‎padrejtesite e policeve, tatimoreve, inspektoriateve, agjensise se pronave te Rames. Ta harrojne ata se mund te fitojne drejtesi kur burimi i padrejtesise eshte administrata e Rames qe kontrollon edhe filtrin e padrejtesive, Sistemin e Drejtesise.

Previous Post

Ndahet nga jeta autori i letërsisë për fëmijë

Next Post

LAJM I FUNDIT/ Kapet një nga të arratisurit nga qelia e burgut në Greqi

droni

droni

Next Post
LAJM I FUNDIT/ Kapet një nga të arratisurit nga qelia e burgut në Greqi

LAJM I FUNDIT/ Kapet një nga të arratisurit nga qelia e burgut në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.