Mjaftoi një shi vere për 30 minuta dhe rrugët e Tiranës u përmbyten. Kështu është kur ke sheshin më të bukur në botë mjafton kaq se lekët që ndan Bashkia për pastrimin e kanalizimeve kushedi në cilin xhep kanë përfunduar.
Këtë herë nuk është përmbytur vetem rruga ‘Don Bosko”, por edhe rrugët “Mihal Grameno”, “Myslym Shyri” apo rruga e Dibrës.
Burime thane se bllokimi i kolektorëve solli përmbytje edhe në disa akse rrugore përreth qendrës së Tiranës si Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kryqëzimin e bulevardit “Zogu i Parë”.











