• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD dhe LSI bëhen bashkë, cfarë paralajmerojnë lidhur me seancën e sotme

droni by droni
21 June, 2018
in Kryesore, Politika
0
PD dhe LSI bëhen bashkë, cfarë paralajmerojnë lidhur me seancën e sotme
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
 Kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili dolën me një letër të përbashkët për zhvillimet në seancën plenare te dites së sotme.
Ata shprehen se votimi i maxhorancës për të ndërprerë diskutimet e opozitës mohoi të drejtën kushtetuese të deputetëve të opozitës per të folur.
 Heqja e të drejtës së fjalës së opozitës sipas tyre është një akt i paprecedentë.

LETRA E HAPUR:

– Votimi i maxhorancës për të ndërprerë diskutimet e opozitës  mohoi të drejtën kushtetuese të deputetëve të opozitës per të folur.

– Heqja e të drejtës së fjalës së opozitës është një akt i paprecedentë, që shënin një rekord antikushtetues në veprimtarinë e Kuvendit.

–  Votimi për t’i mohuar të drejtën e fjalës opozitës dhe pa lejuar diskutimin e deputetëve bën nul seancën e sotme plenare dhe të gjitha vendimet e marra.

– Dhunimi brutal i të drejtës së opozitës për të folur nga Kryetari i Kuvendi dhe mazhoranca dëmton në mënyrë të parikuperueshme bashkëjetesën midis mazhorancës dhe opozitës në Parlament.

– Nëse opozitës i mohohet edhe kjo e drejtë, atëherë prezenca jonë në Kuvend shndërrohet në fasadë, që nuk i shërben interesit publik dhe vetë funksionimin normal të Parlamentit.

Letra e përbashkët e kryetarëve të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili

Seanca parlamentare e datës 21.06.2018, shënoi një akt të paprecedentë në historinë e Parlamentit Shqiptar.

Edhe pse deputetët e opozitës kishin regjistruar në sekretari kërkesën e tyre për të diskutuar për çështjet e përfshira në rendin e ditës, Kryetari i Grupit Palamentar të Partisë Socialiste, pasi njoftoi tërheqjen nga diskutimi të të gjithë deputetëve të mazhorancës, i kërkoi Kryetarit të Kuvendit që të ndërpriste diskutimet e deputetëve dhe të kalonte menjëherë në votimin e pikave të rendit të ditës. Një kërkesë e tillë, e padëgjuar kurrë më parë, nuk ka asnjë mbështetje ligjore dhe mohonte të drejtën e deputetëve të opozitës për të diskutuar.

Kryetari i Kuvendit në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, hodhi në votim kërkesën për të ndërprerë diskutimet, e cila u miratua po nga mazhoranca, duke i mohuar kështu të gjithë deputetëve të opozitës të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore për të diskutuar në seancë plenare, edhe pse ato nuk ishin tërhequr nga diskutimi.

Ky akt i paprecedentë për Parlamentin Shqiptar, ku hidhet në votim dhe miratohet një propozim për t’i hequr të drejtën e fjalës opozitës, shënon një tjetër rekord të errët dhe antikushtetuese në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. E drejta e fjalës së deputetëve të opozitës, si përfaqësues të popullit, është një e drejtë e pa mohueshme dhe që nuk varet në asnjë rrethanë apo arsye nga vullneti i mazhorancës. Ky akt bën nul seancën e sotme plenare dhe të gjitha vendimet e marra, pa lejuar diskutimin e deputetëve mbi to, dhe për pasojë seanca plenare duhet të rimblidhet me të njëjtin rend dite.

Nëse mazhoranca, për shkak të numrave në Kuvend, merr vendime se kur duhet të flasë apo nuk duhet të flasë opozita, atëherë akte të tilla shënojnë fundin e parlamentarizimit dhe dhunim më flagrant të demokracisë funksionale në vend.

Ne Kryetarët e Grupeve Parlamentare të opozitës, shprehim shqetësimin tonë të thellë për këtë akt të paprecedentë në Kuvendin e Shqipërisë dhe për dhunimin brutal që Kryetari i Kuvendit dhe mazhoranca i bëri sot të drejtës së opozitës për të folur në Parlamentin e shqiptarëve. Akte të tilla dëmtojnë në mënyrë të parikuperueshme bashkëjetesën midis mazhorancës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, dhe thellojnë edhe më tej klimin e mungesës së bashkëpunimit konstruktiv midis palëve.

Opozita shqiptare nuk do të tolerojë një dhunim të tillë flagantë të të drejtës së vet kushtetuese për të diskutuar në Parlament, si dhe shpreh të gjithë vullnetin e saj për të mos lejuar degradimin e Kuvendit deri në akte të tilla të paprecedentë për demokracinë në vend. E drejta e fjalës është mekanizimi i vetëm sesi opozita mund të përfaqësojë interesat e qytetarëve në sallën e Kuvendit. Nëse opozitës i mohohet edhe kjo e drejtë, atëherë prezenca jonë në Kuvend shndërrohet në fasadë, që nuk i shërben interesit publik dhe vetë funksionimin normal të Parlamentit.

Me respekt,

Kryetar i Grupit Parlamentar PD

Edmond Spaho

Kryetar i Grupit Parlamentar LSI

Petrit Vasili

Tags: leterLSIPD
Previous Post

Basha:E vetmja pengesë e hapjes së negociatave është Edi Rama

Next Post

Gruaja e kryeministrit në akuzë për abuzim me fondet shtetërore

droni

droni

Next Post
Gruaja e kryeministrit në akuzë për abuzim me fondet shtetërore

Gruaja e kryeministrit në akuzë për abuzim me fondet shtetërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.