Gjyqtari Ilir Toska konfirmohet në detyrë. Komisioni i pavarur i Kualifikimit siç ishte vendosur, data 21 Qershor, do të përcaktonte nëse gjyqtari do të vazhdonte në detyrë apo jo.
lir Toska, gjyqtar i Apelit të Tiranës prej 11 vitesh është edhe kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Dje ai ka dalë në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare të vetingut. Toska ishte prezent, i vetem, pa avokat.












