Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi sot kërkesën e ish- truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia për rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.
Haxhia u ekstradua nga Turqia, ndërsa është një ndër të dënuarit për vrasjen e tribunit të demokracisë.
Por pas këtij vendimi ka reaguar edhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni.
“Pas lirimit të shumë kriminelëve të tjerë, Rama përgatit lirimin e vrasësit të Azemit”, shkruan Shkëlzen Berisha.
Gjatë seancës së sotme Izet Haxhia akuzoi ish- kryeministrin Sali Berisha se ka paguar 1 milionë euro për eliminimin e tij. “Nëse bëhet rigjykim do ta provoj këtë”, u shpreh ai./G-E












