Ashtu siç ishte lajmëruar, data 20 qershor ishte data e procesit të vlerësimit të Toskës.Vendimi për gjyqtarin do të jepët në datë 22 qershor.
Komisioni i pavarur i kualifikimit po lexon raportin për gjykatësin Ilir Toska duke rishikuar të dhënat dhe pasurinë e tij.KPK ka konstatuar papërshtatshmëri për ushtrim detyre. Sipas komisionit, për Toskën ka pasur 6 denoncime nga qytetarët.
Ndërkohë që DSIK kishte pastruar figurën e Ilir Toskës. Nga verifikimi i KPK, vlerësimi dhe raporti i DSIK nuk u pranua duke lënë afatin pas 2 ditësh, për marrjen e vendimit.











