• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/Si funksionon skema e funeraleve në Shqipëri, “pazar” edhe me vdekjen

droni by droni
20 June, 2018
in Kryesore
0
SKANDAL/Si funksionon skema e funeraleve në Shqipëri, “pazar” edhe me vdekjen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni investigativ “BOOM”nën drejtimin e prezantueseve Fiori Dardha dhe Rozana Radi,  vijoi me denoncimin  e shkeljeve që i bëjnë njëherazi institucionet, ligjit për shërbimin publik të varrimit si dhe atij për gjendjen civile.

“BOOM” e thelloi investigimin marrë shkas nga denoncimi i një nate më parë i rastit të Sami Murataj nga Paskuqani, bashkëshortja e të cilit edhe pse është varrosur që më 29 dhjetor 2017, për shtetin shqiptar vazhdon të jetë ende gjallë, pasi në regjistrin e gjendjes civile nuk është bërë ç`regjistrimi i saj.

Në fokus të emisionit të kësaj të mërkure, ishte skema e funeraleve në vendin tonë, si funksionon, si shkelen procedurat, ligjet, si funksionon çdo gjë me miqësi dhe njohje. Me pak fjalë të bësh pazar edhe vdekjen.

Ja çfarë thotë Agjensia Funerale në Kamëz për rastin e Sami Murataj.

Agjencia funerale: Për shembull më vdiq nëna mua, unë marrë skedën e vdekjes te mjeku i familjes ose në spital, ose në morg dhe e çoj në gjendje civile. Nga andej del kjo leja e varrimit që mua më duhet për ta dorëzuar në Bashki.

Gazetarja: Si është realizuar varrimi nga ju, nga përgjegjësi që e ka lejuar, nga Bashkia, nëqoftëse ky s`ka marrë as lejen e varrimit dhe as nuk është ç`regjistruar?Kjo është pyetja ime.

Agjencia funerale: Jo mo, ti ke shumë të drejtë për këtë.

Gazetarja: Si ka ndodhur kjo?

Agjencia funerale: Po ne s`na ka ndodhur ndonjëherë kjo punë.

Gazetarja: Pa nxjerrë ai lejen e varrimit ti s`ke të drejtë ta varrosësh.

Agjencia funerale: Po leja e varrimit i ka shku atij atje lart.

Gazetarja: Nuk i ka shkuar askujt,se unë isha dhe të gjendja civile dhe gjendja civile tha unë e kam të gjallë këtë person akoma.

Agjencia funerale: Vdiq tani ai, shkova mora skedën e vdekjes unë, skedën e vdekjes ma dorëzon mua, unë shkoj e bëj pagesën në shtet edhe marrë këto letrat , urdhrin e punës.

Gazetarja: Cilat letra merrni ju kur bëni pagesën ?

Agjencia funerale: Urdhrin e punës.Marr urdhrin e punës që të varroset filoni në këtë orë dhe ja jap përgjegjësit atje sipër.

Gazetarja: Data e varrimit 29.12.2018, 2018 e ka shkruar ndërkohë që data e varrimit është 2017 , a e kupton se çfarë letre ka bërë ….i 12 .2018 nuk ka ardhur akoma.

Agjencia funerale: Po ç`të them unë, unë po e shoh.

Gazetarja: Ora 14:00 ndërkohë që ju më thatë ora e varrimit ka qenë 11:00.

Agjencia funerale: Është kjo Bashkia e Kamzës. Ato që s`i kanë mend aty, shih si e kanë bo.

Gazetarja: Ju thoni lejen e varrimit duhet ta shohin këta që lëshojnë urdhrin e punës?

Agjencia funerale: Po.Se thonë edhe kështu, është ajo fjala jote që the ti:Hë se e kom mik unë, hë se e bëjmë pasnesër.

Në lidhje me këtë rast dhe çfarë parashikon ligji, për shkeljet që janë bërë, penalitetet për ata që kanë shkelur ligjet dhe për mënyrën se si mund të zgjidhet, BOOM intervistoi avokatin Baki Leka.

Baki Leka: Ligji kërkon që secili prej institucioneve kur ndodh një vdekje është i detyruar që përveç skedës së vdekjes për familjarët të bëj dhe një kopje tjetër dhe t`ja dërgoj në mënyrë zyrtare zyrave të gjendjes civile të personave që ndërrojnë jetë.Kjo bëhet që jo vetëm të merret leja e varrimit , por edhe të shmanget mundësia për ndonjë falsifikim të shkakut të vdekjes në skedat e vdekjes.

Ligji për gjendjen civile 10 129 i vitit 2009 në nenin 51 pika 4 edhe një sanksion për institucionet mjekësore që nuk e kryejnë këtë veprim prej 50 mijë lekë.Lejen e varrimit e lëshon zyra e gjendjes civile dhe duhet të deklarohet nga familjarët.Zyrat e gjendjes cilive në këtë fushë paraqesin probleme pasi pranojnë deklarime nga shoqëritë funerale dhe shpesh ato i bëjnë varrimet pa leje varrimi.Pa u dhënë leja e varrimit sektori i varrimit në kodër të kuqe ka bërë një varrim pa leje varrimi në kundërshtim me ligjin.

Ligji për gjendjen civile neni 52, pika 3,4,5 parashikojnë që zyra e gjendjes civile ka të drejtë të pezulloj nga puna kryeplakun e fshatit , përgjegjësin e sektorit të varrimit dhe pezullimin e shoqërisë funerale deri në plotësimin e dokumentave dhe vendosjen e rregullave në këtë fushë.

Tani institucionet duhet të angazhohen për ti konfirmuar zyrtarisht këto dokumenta, ti marrin nga mjekësia ligjore dhe nga prokuroria dhe nëse nuk veprohet atëherë zyra e gjendjes civile duhet të bëj padi në gjykatë, pasi nuk legjitimohet më qytetari për të bërë padi.

Pas shumë peripecish, Sami Murataj ka siguruar dublikat të skedës së vdekjes nga Instituti Mjeko-Ligjor dhe kanë bërë një kërkesë në Prokurori për marrjen  e një vërtetimi se ka qenë vdekje nga aksidenti. Familja është në pritje të përgjigjes së prokurorisë për të cilën do të duhen dhe dy muaj.

Pasi të dorëzohen këto bëhet ç’regjistrimi në gjendje civile.

Gazetarja: Pra duhet të shkojmë te IML-ja të lëshoj dublikatin, duhet të shkojmë dhe te Prokuroria.Duhet të shkoj ai vetë, normalisht.

Përfaqësuesi i Gjendjes civile: Vetë bën kërkesë sepse e kërkon për këto raste sistemi.Sistemi kur të plotësosh aktin e vdekjes thotë, në rast se është e dhunshme quhet në gjuhën popullore, e dhunshme, rënie nga lartësia,vrasje, aksident me makinë

Gazetarja: E kuptoj , të dyshimta.

Përfaqësuesi i Gjendjes civile: Të dyshimta .Nuk quhen natyrale këto, shoqërohen me vërtetim nga Prokuroria.

Gazetarja:Të pyes për një dublikat, të një skede vdekje të gjyshes.

Roja i IML: Ai (mjeku) aktualisht është jashtë shteti.Ti e ke këtë apo e do në origjinal?

Gazetarja: Po jo, e dua në origjinal.

Roja i IML: Sa kohë ka që ka ndërruar jetë gjyshja?

Gazetarja: Në dhjetor.

Roja i IML: Doktori momentalisht nuk është, doktora momentalisht janë 3 mjekë, po duhet ky person. Se kanë ikur jo për qejf por kanë ikur në seminar, forum a nuk di ça bëjnë këta mjeko-ligjorët.Nuk ndodhet këtu, mund të vij nga e hëna.

Gazetarja: Dua të pyes për një dublikat të një skede vdekje për gjyshen.

Roja i IML: E ke fletën?

Gazetarja: Po.

Roja i IML: Futu.

Gazetarja: Si jeni? Dua t`ju pyes dua të marrë një dublikat të kësaj skedës së vdekjes se më duhet.

Punonjësja e IML: Ja të shoh është skedë e jona, apo e spitalit.Jo, e jona.

Gazetarja: Se nuk e kanë ç`regjistruar akoma nga gjendja civile.Edhe si mund ta marrë dublikatin?

Punonjësja e IML: Duhet të bësh një kërkesë dhe do kërkosh një vërtetim, sepse certifikatë dublikat nuk bëhet më.

Gazetarja: Gjyshit në Paskuqan i kishin thënë tek gjendja civile që duhet ta dërgonte mjekësia ligjore.Kështu thonë që sipas ligjit duhet ta dërgojnë dhe ata.

Punonjësja e IML: Jo, sipas ligjit personat që kanë marrë trupin, kanë marrë dhe certifikatën me vete dhe bëjnë ç`regjistrimin. Emër mbiemër, vë një numër telefoni të marrë në telefon në momentin që është gati.

/O

 

Tags: denoncimemisioni boom
Previous Post

Më në fund Instagram sjell risinë që e deshirojmë të gjithë

Next Post

Spanja vuan shumë me Iranin, por në fund mer 3 pikët

droni

droni

Next Post
Spanja vuan shumë me Iranin, por në fund mer 3 pikët

Spanja vuan shumë me Iranin, por në fund mer 3 pikët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.