Pas marrëveshjes së emrit, i cili u firmos në Prespë, Kuvendi i Maqedonisë votoi ratifikimin e marrëveshjes për emrin e ri të vendit.
Emri’Republika e Maqedonisë Veriore‘ u votua me 69 vota pro ndërkohë që u miratua pa votat e opozitës pasi ajo mungonte.
Marrëveshja për emrin zgjidhi kontestin mbi 25 vjeçar, zhbllokoi procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe pritet të normalizojë raportet mes dy vendeve, që shpesh herë janë përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike.












