Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Djali ka plagosur me thikë nënën dhe babain e tij. Policia ka arritur të identifikojë personin që ka lënduar prindërit e tij. Autori është 25 vjeçari Hajri Neziri.
Nga informacionet e fundit, 2 të moshuarit po transportohen me urgjencë në spital. Gjendja e tyre shëndetësore është kritike për jetën.Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e shtëpisë, pas një grindje mes tyre.












