Eva Longoria, 43 vjeç, ka lindur fëmijën e saj të parë, një djalë që e ka quajtur Santiago Enrique.

Aktorja dhe burri i saj Jose ‘Pepe’ Baston ndanë lajmin e lumtur në publikimin e revistës HOLA! SHBA. Ylli i serialit ‘Shtëpiaket e Dëshpëruara’ ishte shtatzënë që prej këtij dhjetori.
Duke njoftuar ardhjen në jetë të djalit të saj, Eva u tha fansave se Santiago Enrique Bastón lindi të martën dhe është një ‘bekim i bukur’ për jetën e saj.
Aktorja ka patur dhe një martesesë tjetër. Pas ndarjes së saj publike nga burri i saj i dytë, Toni Parker, Eva kishe deklaruar se fëmijët nuk ishin në të ardhmen e saj, por kjo mesa duket ishte surprizë e këndshme dhe e paparashikuar për të.











