Një aksident me pasojë plagosjen e një 50 vjeçari i regjistrua mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:18, në rrugën e “Dibrës”.
Mjeti targë AA218TB me drejtues shtetasin E. H., ka aksidentuar këmbësorin B. M., rreth 50 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.











