3 shqiptarë janë arratisur nga komisariati i Argjirupolit. Të tre ishin arrestuar për vjedhje dhe qëndronin në paraburgim për akuzën e 72 vjedhjeve.
Ata akuzohen për vjedhje mbi vlerën 400.000 euro. Arratisja e tyre ka ndodhur sot në mëngjes. Ata janë larguar nga pjesa e pasme e Komisariatit.
Shqiptarët kanë arritur ti presin kangjellat dhe janë larguar menjëherë.
Edhe pse policia i ka ndjekur, nuk ka mundur ti kapë dot.












