Egjipti i Salah i ka dhënë fund ëndrrës në Kampionatin Botëror.
Rusia fitoi me rezultatin 3-1 përballë faraonëve të cilët luajtën dobët përballë vendit organizator.
Fillimisht ishin vendasit të cilët kalojnë në avantazh me një autogoli të Ahmed Fathy.
Në minutën e 59’ Cheryshev dyfishoi shifrat ndërsa vetëm 3 minuta më vonë Dzyuba siguroi fitoren e vendasve.
Salah u kujtua shumë vonë pasi në minutën e 73’ arriti të shndërrojë në gol penalltinë e fituar dhe të mbështetur nga teknologjia VAR.











