Presidenca vjen me një reagim ndaj vendimit për shpalljen ‘Qytetar Nderi’ i Hasit të Gafut Mazrekut.Sipas zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi, ky vendim është një provokim i panevojshëm.
Gjithashtu, ai thotë së duhet dënuar dhe evituar çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale.
”Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike”, shprehet Blushi.
Gafur Mazreku u shpall ‘qytetar nderi’ sot nga Këshilli bashkiak i Hasit, ndërkohë që në vitin 1997 ai qëlloi me 5 plumba në Kuvend, Azem Hajdarin.












