Policia ka arrestuar një 24-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në Sarandë.
Alvin Musaj, banues në Vlorë u arrestua të dielën në vendin e quajtur “Rruga e pestë”.
“Musaj u kap me një armë zjarri pistolet tip “Smith & Wesson”, me 6 fishekë,”-raporton policia.
Arma e zjarrit dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.













