Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Shkodër ku një 60 vjeçar ësht gjendur i vdekur në punishten e tij. Mehdi Kavaja ishte duke bërë riparime të bravave të makinave kur është qëlluar.
Sipas policisë, nga ekspertiza dyshohet se 60 vjeçari është qëlluar me armë. 60 vjeçari u gjet i pajetë në lagjen Tophane të qytetit të Shkodrës.

Nga ekspertiza kanë dalë dhe të dhënat e para, të cilat tregojnë detaje të dëmtimeve në trupin e tij. Plumbi ka goditur pjesën e kokës duke shkaktuar vrimë në të.













