Kryeministri i Kosovës disa ditë më parë kishte publikuar një shkrim të ndjerë për babain e tij të sëmurë, i cili po luftonte me një sëmundje të rëndë. Sot,Hilmi Haradinaj, babai i tij, ka ndërruar jetë. Natën e sotme, Haradinaj ka humbur njeriun e tij më të dashur.
Njoftimin e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social facebook. Kreu i qevërisë së Kosovës ka humbur gjatë natës së sotme njeriun e tij të dashur. varrimi i babait të tij, të ndjerit Hilmi Haradinaj do të bëhet të hënën. Ai do përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Gllogjan në ora 14.00.

Ja shënimi I plotë I Ramush Haradinaj:
‘’Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor në ora 14, në Gllogjan.
Të ndjerit Dritë i past? shpirti!
RH’’











