Reth 5,000 qytetarë shqiptarë rrezikojnë jetën nga ndotja e ajrit. Në raportin më të fundit të Kontrollit të Lartë të shtetit, thuhet se Shqipëria është e rrezikuar nga ndotja e mjedisit.
Përveç shifrave alarmante, shqetësues është fakti se Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve nuk arrin të inspektojë tejkalimin e normave të elementëve ndotës të ajrit. Kjo për arsyen se nuk disponojnë asnjë mjet apo laborator për matjen e shkarkimeve në terren.
Numri i stacioneve fikse të monitorimit të cilësisë së ajrit në Shqipëri nuk mjafton për të nxjerrë të dhëna përfaqësuese dhe të besueshme për qytetet përkatëse.











