Përplasja nga një makinë e ka hedhur disa metra tutje duke i marrë dhe jetën. Daut Behlulit, 44 vjeç humbi jetën mesditën e së enjtes në autostradën 13 në Padova.

Duke qënë se Behluli punonte si shofer kamioni, ai ishte duke udhëtuar me mjetin e rëndë kur ka dëgjuar një zhurmë nga brenda. Në momentin kur ka dalë të shohë për kontroll, ai përplaset nga një automjet tjetër.
Shqiptari 44-vjeçar nuk u ka rezistuar plagëve të marra dhe pse ndërhyrja e mjekëve ka qënë e menjehershme. Behluli jetonte prej vitesh në Trevigiano së bashku me familjen e tij.











