Kush ka bërë plane për të shkuar drejt bregdetit, në fundjavë autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e hapur.
ARRSH njofton se prej orës 12.00 të kësaj të premte e deri në orën 06.00 të mëngjesit të së hënës, nuk do të kryhen punime në këtë aks rrugor.
Ndërkohë që të hënën në orën 06.00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth, ku do të vazhdojë ndërhyrja. Të dielën do të bëhet publik edhe orientimi i trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.











