Beyonce mbase është duke na fshehur lajmin e bukur se është shtatzënë. Mediat e huaja aludojnë se ylli i muzikës Pop, po pret fëmijën e katërt. Gjithë kjo zhurmë e madhe e ka nisjen nga fansat e Beyonce.
Këngëtarja aktualisht po viziton Mbretërinë e Bashkuar, por fansat të pranishëm koncertin e saj në natën e së dielës pretendojnë se ajo është shtatzënë për shkak të barkut të fryrë dhe formave të saj.
36-vjeçarja në koncertin e fundit ishte veshur me një pallto gjatë performancës, e rrallë për gruan që i pëlqen të bëjë parada gjysmë e veshur dhe sensuale. Gjithë kjo ka qënë mjaft bindëse për të dalë në këtë përfundim.











