Kleanth Todri ishte shpallur në kërkim, por ra në duart e policisë këtë të mërkurë. Gushtin e vitit të kaluar, 28-vjeçari Kleanthi Todri u kallëzua nga nëna e një vajze të mitur se e kërcënonte duke i kërkuar 2 mijë euro.
Todi kishte një raport të shkurtër, dhe pas të prishjes së këtij raporti nga e reja, Todri filloi ta kërcënonte me mesazhe duke i kërkuar shumën e parave.
Pas gjykimit në shkallën e parë të Krimeve të Rënda në Tiranë, Todri u dënua me 7 muaj e tre ditë burg “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.












