Rastet e dhunimit ndaj gruas nuk kanë të mbaruar. Së fundmi raportohet për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë shtetasin Tefik Sharka, 41 vjeç.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.Sh, 37 vjeçe brenda në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.











