Një këmbësor është aksidentuar nga një automjet dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë-Milot pranë Thumanës.Drejtuesi i automjetit ka përplasur këmbësorin dhe më pas është larguar nga vend i ngjarjes.
I plagosuri ndodhet në gjëndje të rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit












